Një moment historik për futbollin kosovar: për herë të parë, një ekip gjyqtarësh nga Kosova do të drejtojë një ndeshje të fazës “play-off” në garat e UEFA-s.
Gjyqtari kryesor Genc Nuza dhe kolegët e tij do të udhëheqin përballjen Strasbourg – Brøndby, e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Stade de la Meinau” në Francë, nga ora 20:00.
Nuza, shtatë herë i shpallur gjyqtari më i mirë në Kosovë, do të ketë si asistentë Bujar Selimajn dhe Granit Hysenit, ndërsa në sistemin VAR do të shërbejë gjyqtari holandez Clay Ruperti, dhe Dardan Çaka do të jetë AVAR. Gjyqtari i katërt në këtë takim do të jetë Burim Jahmurataj.
Kjo përzgjedhje tregon besimin e madh që UEFA ka ndaj gjyqtarëve kosovarë dhe shënon një hap të rëndësishëm për futbollin e vendit./Katror.info