Tenori Mustafa Imeri do të udhëheqë me njërin ndër institucionet më të rëndësishme të muzikës në Maqedoninë e Veriut, Filharmoninë, shkruajnë mediat në Maqedoni.
Ai është emëruar drejtor i Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut, duke u bërë kështu edhe drejtori i parë shqiptar i këtij institucioni.
Mustafa Imeri njihet si një profesionist i vërtetë me një karierë të gjatë si artistike, të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit.
