Nardi dhe Adelina kanë krijuar “perandorinë” e rosave në Fishtë të Lezhës.
Një zanat të cilin Nardi e ka pasion por dhe pak të trashëguar e ndërsa për Adelinën e cila ishte studente kur u njoh me të shoqin nuk ka qenë aspak e lehtë, por siç thotë vete ajo “bashkimi bën fuqinë.”
Një punë tashmë ë kthyer familjare që secili ka detyrat e tij ku po ashtu dhe fëmijet janë të angazhuar sidomos vajzat, pasi turistët janë të shumtë në zonë dhe interesi është i lartë për t’i vizituar.
Për Nardin pandemia ishte periudha më e vëshitrë në kto vite, e ndërsa për Adelinën fillimin e kujton si kohën më të vështirë.
”Pasioni im ishte se si të bëja diçka timen, të kisha mallin tim dhe e bëra. Kam filluar punën me 50 euro, kam dalur me nusen time dhe kemi arritë sot në 1400 rosa momentalisht, deri në fund të qershorut mendojmë të arrijmë deri tek 5000 numrin”, thotë Nardi.
Edhe pse Adelina kishte ëndrra të tjera për jetën e saj nuk është aspak e penduar për atë ç’ka bën sot për të mirën e familjes siç thotë ajo, e kënaqësia më e madhe është kur punon e gjithë familja sëbashku.
”Në fillim ishte pak e vështirë sepse nuk kisha njohuri, por me kohën mësohesh, ndërsa tani është punë që e bëjë me shumë dashuri”, shprehet ajo. /Topchannel /Katror.info
Klikoni këtu për të parë videon e plotë!
Përgatiti:
![](https://katror.info/wp-content/uploads/2024/02/Jetlira-Ademi-new-150x150.png)