Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se për vitin e dytë radhazi po organizon garat e Alley Oop.
Gara e parë, ashtu si në edicionin e kaluar, është zhvilluar në kryeqytet. Në këtë garë kanë marrë pjesë pesë ekipe, ku fillimisht janë luajtur ndeshjet në grupe, e më pas janë zhvilluar dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.
Në finale, pas sfidave interesante, janë përballur Prishtina dhe Mjeshtrat, ndërsa Prishtina ka arritur të triumfojë sërish në kryeqytet me rezultat 21:16.
FBK ka bërë të ditur se Alley Oop këtë edicion do të mbahet në tetë qytete të Kosovës, duke e bërë edhe më masovik basketbollin 3×3, që është një nga synimet kryesore të Federatës.
Ky udhëtim sportiv do të përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, për të përfaqësuar vendin e tyre në garën për titullin kampion./Katror.info