Ka përfunduar rinovimi i tërësishëm i teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka shpërndarë fotografi të ndryshimeve, teksa ka thënë se ky rinovim është edhe në nderim të figurën së Qenës, emrin e së cilit e mban ky teatër.
“Ka përfunduar rinovimi i tërësishëm i teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë. Kjo është dëshmia e radhës e përkushtimit të Qeverisë sonë për të krijuar kushte të dinjitetshme për artistët dhe publikun artdashës. Ky modernizim i hapësirës së teatrit të Mitrovicës bëhet edhe në nderim të figurës së Muharrem Qenës, njërit ndër artistët më të veçantë të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje Çeku ka thënë se në anën tjetër po vazhdojnë të prioritizojnë infrastrukturën teatrore në të gjithë vendin.
“Vlera totale që kemi investuar dhe zotuar për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës teatrore në Kosovë është afër 20 milionë euro. Me këtë përkushtim teatri nuk është trajtuar asnjëherë më parë”, vazhdoi Çeku./Katror.info