Përpara mbajtjes së koncertit të saj në sheshin “Skenderbej”, Dua Lipa mbajti një konferencë për shtyp ku u shpreh e lumtur për turin e saj në Tiranë.
“Shfaqja është njësoj që e kam bërë për turin e botës, është një shfaqje që e kam bërë në çdo vend dhe për ne është shumë me rëndësi për ta përfunduar ashtu siç e kemi filluare kështu që nuk kemi diçka sot pak më ndryshe. Është e njëjta shfaqje “Future Nostalgia”, të cilën kam dashur ta përfundoj këtu. Unë nuk kam performuar në çdo Sunny Hill që ka ekzistuar, por kam pasur shumë qejf të vij sot për një ditë me shumë rëndësi dhe kam menduar se për mua kjo është dita që kam dashur të performoj në Tiranë”, tha këngëtarja nga Kosova me famë botërore.
Ndërkohë, nga kryeqyteti shqiptar ajo u largua edhe me një dhuratë nga stilistja e talentuar, Kaona Duriqi, fituese e cmimit të dytë të “MUZA COMPETITION”.

Një ditë më parë, Dua mori dhe nënshtetësinë shqiptare, një lajm ky që bëri bujë të madhe jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në mediat ndërkombëtare./Katror.info