Cristiano Ronaldo ka qenë heroi i skuadrës së Al-Nassr në finalen e Kupës së Kampionëve të Botës Arabe. Në finale Al-Nassr mposhti në kohën shtesë Al Hilal me rezultat 1-2Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar trofeun e parë për sivjet, atë të Kupës së Kampionëve të Botës Arabe apo trofeun e Mbretit Selman.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, me Al Hilal që ishte skuadër më e mirë me krijimin e rasteve.Këtë ata e treguan pasi që me fillimin e pjesës së dytë do të shënonin golin e parë në këtë ndeshje.
Malcom bëri një pasim të mirë tek Michael që shënoi golin e parë në minutën e 51-të për t’i dhënë epërsinë Al Hilal.Por, Al – Nassr u aktivizua dhe sulmoi më shumë në drejtim të skuadrës kundërshtare. Por, Al Amri i Al Nassr u ndëshkua me karton të kuq për t’u përjashtuar nga ndeshja në minutën e 71-të.
Tre minuta më vonë Ronaldo do ta barazonte rezultatin.Portugezi u shërbye mirë në zonë nga Al Ghannam për të finalizuar mirë një aksion të skuadrës së Al Nassr.
Sadio Mane i ka dhuruar një përqafim të ngrohtë Ronaldos pas fitores së sotme të Al-Nassr.Ja momenti:
ساديو ماني والاسطورة كريستيانو رونالدو بالاحضان 💛💛💛💛💛💛💛💛💛💛 pic.twitter.com/3LNZniPIop
— داريو النصر (@Nfcdiario) August 12, 2023