Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar pesë persona nën dyshimin për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve, bazuar në informacionet e pranuara nga qytetarët.
Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në një rast, katër persona janë ndaluar për këtë vepër penale, ndërsa në rastin tjetër është ndaluar një person tjetër për të njëjtën akuzë, e cila sanksionohet nga neni 210 i Kodit Penal të Kosovës.
Prokuroria ka bërë të ditur se prokurorët kujdestarë do të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar çdo keqpërdorim të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.
Po ashtu, qytetarët dhe subjektet politike janë ftuar të raportojnë çdo tentativë për manipulim apo keqpërdorim të votës. /Katror.info
Përgatiti:
