Pianistja e njohur, Lule Elezi, ka mbajtur një koncert solistik në ambientet e hapura të Pallatit Aristokrat Mbretëror, Mala Wies Palace.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi të shpërndarë me ndjekësit në Facebook.
Ajo ndihet e lumtur për performancën para një audience të madhe, ndërsa falënderoi kryetarin e Belsk Duzy të Polonisë, Wladyslaw Piatkowski.
„Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Belsk Dužy të Polonisë, z. Wladyslaw Piatkowski, isha e privilegjuar të mbajë koncert solistik në ambientet e hapura të Pallatit Aristokrat Mbretëror, Mala Wies Palace“, shkruan ajo.
Elezi shprehet e lumtur për mundësinë derisa thekson se kishte një audience të mrekullueshme dhe përjetime të rralla gjatë momenteve kur performonte. /Katror.info
Përgatiti:
