katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
    53 minutes ago
    Qytetarët paralajmërohen: Kujdes nga SMS-të që pretendojnë pagesa gjobash në trafik
    1 hour ago
    Edhe këtë vit blerja e teksteve shkollore do të subvencionohet nga MASHTI
    2 hours ago
    Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vazhdon Programi MCC për Kosovën – Lajm i shkëlqyeshëm nga SHBA
    41 minutes ago
    Topliji zimski dani, niži računi: 100 porodica u Skenderaju koristi investiciju EU
    59 minutes ago
    ANJF dhe ATRC nënshkruajnë marrëveshje për ofrimin e ndihmës juridike falas për qytetarët
    1 hour ago
    Warmer in the Winter, Lower Bills: 100 Families in Skenderaj Benefit from EU Investment
    1 hour ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ledia Xhoga në garë për “Booker 2025”, e dyta shqiptare pas Kadaresë
    2 hours ago
    Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi me pullë postare
    4 hours ago
    Dua Lipa ateron në Prishtinë, 72 orë para pushtimit të skenës
    7 hours ago
    Vlora Konushevci pjesë e Writing Program në Iowa
    7 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    2 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    2 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    4 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    5 hours ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    3 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    4 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    5 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    1 week ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pikaso: 10 fakte për piktorin e famshëm
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Pikaso: 10 fakte për piktorin e famshëm

Last updated: 09/04/2023 8:06 PM
252 Shikime
Shpërndaje
Foto: Deutsche Welle

50 vjet më parë vdiq gjeniu i shekullit, Pablo Pikaso. Po pse kujtohet ai edhe sot? Sa të vërteta ka në mitin e Pikasos? Në vijim dhjetë fakte rreth artit dhe jetës së piktorit.

Sa piktura dhe vepra arti ka bërë Pikaso gjatë jetës?

Shifrat janë të ndryshme. Sipas vlerësimeve, piktori dhe skulptori spanjoll ka krijuar gjatë jetës 50 000 vepra, krah pikturave edhe vizatime, grafikë, kolazhe, plastika dhe qeramika.

Mundesh me e lexu edhe…

Las Vegas do të presë shortin e Kupës së Botës 2026

Asnjë artist tjetër i brezit të tij nuk ka qenë kaq prodhimtar, deri në moshë të madhe. Ai vdiq më 8 prill 1973, si të thuash me furçë në dorë. Kjo gjë mjafton që Pikaso të zerë një vend të veçantë në historinë e artit të ri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ç’ moshë kishte Pikaso kur bëri pikturën e parë?

Piktura e parë e tij është një pikturë me vaj, që quhet Pikadori i vogël, për të cilën ai është frymëzuar kur ka parë një luftim me dema. Kjo ka ndodhur kur Pablo Ruiz Pikaso sapo kishte mbushur moshën nëntë vjeçare. Ai vjen nga një familje që është marrë me art, edhe i ati ka qenë piktor.

Pablo ka lindur më 25 tetor 1881 në Malaga të Spanjës, një qytet ku arti ka traditë shekullore. I ati ka pas dhënë mësim në shkollën e artit, materialet për të pikturuar ndodheshin kudo nëpër shtëpi. I ati e shihte Pikason si fëmijë i jashtëzakonshëm dhe i mësoi që herët vizatimin akademik.

Foto: David Douglas Duncan/dpa/picture alliance

A ka mësuar Pablo Pikaso mjeshtërinë e piktorit, skulptorit dhe dizenjatorit?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1892 Pablo Ruizi i talentuar pranohet në shkollën e artit të Malagas. Krah mësimit normal, Pablo vizaton dhe pikturon në çdo minutë të kohës së lirë dhe shpejt kualifikohet për t’u futur në klasat më sipër.

Mbas shkollës së mesme ai shkon në Akademinë e Artit në Barcelonë, pak më vonë në Akademinë e famshme San Fernando të Madridit. Por piktorit të ri nuk i pëlqejnë metodat e atjeshme të dhënies së mësimit. Mbas gjashtë muajve ai largohet nga ky institucion dhe këtej e tutje vazhdon të mësojë vetë.

Urinë për dije ai e shuan në muzeume, sallone dhe ateliera, studion teknikat e artistëve të tjerë dhe thith çdo gjë që e rrethon që ka lidhje me artin, letërsinë dhe muzikën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
foto: Lorenzo Carnero/Zumapress/picture alliance

“Pikaso” shkurtimi i emrit të piktorit që bëhet më vonë i famshëm

Në fillim ai pikturon dhe vë në piktura emrin e plotë Pablo Ruiz Pikaso – Pikaso është mbiemri i vajzërisë së mamasë. Mbas vitit 1900, ai vendos në piktura vetëm shkurtimin Pikaso. Në këtë kohë ai jeton dhe punon në Barcelonë. Deri në vitin 1904, kur hapi një atelie në Paris.

Më vonë mbiemri i tij kthehet në sinonim për artin e madh dhe teknikën e tij të pikturës dhe vizatimit. Në fillim pikturat e tij ishin me ngjyra të forta, gati fantastike. I riu spanjoll, i talentuar kërkon me çdo kusht të bjerë në sy. Egoja e madhe e artistit, e shtyn Pikason të ketë prodhimtari shumë të madhe. 

Si e ka Pikaso emrin e plotë?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pikaso vjen nga një familje borgjeze. Pikaso u rrit së bashku me dy motrat më të vogla në moshë, në një ambient kulturor, shumë të arsimuar. Tradita e familjes është që t’u vërë fëmijëve emra që tingëllojnë bukur. Kështu Pikaso e ka emrin e plotë: Pablo Diego José Francisco de Paula Juan Nepomuceno María de los Remedios Cipriano de la Santísima Trinidad Ruiz y Picasso.

Cilat janë veprat më të famshme të Pikasos?

Foto:  Artyom Geodakyan/TASS/picture alliance

Me pikturën “Démoiselles d’Avignon” Pikaso krijoi pikturën e parë të kubizmit, duke revolucionarizuar kështu artin. Gratë e pikturuara prej tij pa veshje, nuk kanë vetëm një perspektivë, por mund të shihen nga shumë anë njëkohësisht. Edhe me veprën e tij të dytë, bërë në 1937, Pikaso dha një shembull.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pak kohë pas sulmit të nacional-socialistëve të Legjionit Kondor kundër fshatit të vogël bask Guernika, ai i kushton një pikturë të madhe bërë për panairin botëror të Parisit, viktimave të sulmit. Piktura që është një pikturë kundër luftës, është protestë kundër totalitarizmit. Pikaso nuk donte ta dërgonte në Spanjë sa kohë në fuqi ishte regjimi i Frankos. Sot, piktura tregohet në Muzeumin Reina Sofia.

Kur filloi Pikaso të fitojë para me artin e tij?

Nëpërmjet punëve të bëra në periudhat që nga historia e artit quhen Periudha Blu dhe Periudha rozë, që zgjasin deri në vitin 1904, Pikaso bëhet gjithnjë e më i njohur në Paris. Në vitin 1906 ai njihet me artistin më të famshëm francez të asaj kohe, Henri Matise. Matise i jep mundësi të krijojë shumë kontakte. Mes të cilëve me Ambroise Vollar. Ky blen gjithë pikturat e Pikasos të Periudhës rozë, gjë që e bën Pikason për herë të parë të mos e vrasë më mendjen për para. Më vonë tregtari i artit, Daniel-Henry Kahnweiler, një njeri i famshëm në botën e artit, bën që Pikaso të kthehet në piktorin më të shtrenjtë të shekullit të 20-të.

Kahnweiler ndërmjetëson edhe për shitjen e veprës më të rëndësishme të Pikasos, pikturës me format të madh “Les Démoiselles d´Avignon”. Përveç nënshkrimit të kontratës me Pikason, ky galerist i zellshëm gjermano francez, nënshkruan kontrata edhe me piktorët George Braque, Juan Gris dhe Ferdinand Léger dhe si shpërblim kërkon prej tyre që të mos marrin pjesë në ekspozitat zyrtare të salloneve të Parisit. Më në fund Pikaso është në gjendje të ketë një banesë të re dhe të ndërmarrë udhëtime të gjata.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
 FOTO: Johanna Hoelzl/dpa/picture alliance

Sa kushton piktura më me vlerë e Pikasos?

Gjatë një ankandi në Nju Jork në vitin 2015, u arrit shifra rekord dhënë për një pikturë të Pikasos, prej 179,4 milionë dollarësh. Piktura me format të madh, “Les Femmes d´Alger”, (shqip: Gratë e Algjerit) që piktori spanjoll ka pikturuar në vitin 1955, u ble nga sipërmarrja e ankandeve, Christies.

Ç’moshë kishte Pikaso kur pikturoi veprën e fundit?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pikaso arriti gati moshë biblike kur bëhet fjalë për moshë artistësh. Edhe në moshën 90 vjeç Pikaso vazhdonte të ishte aktiv si piktor dhe dezinjator. Ai vdiq më 8 prill 1973, në vilën e tij Notre-Dame-de Vie në Côte Azur në moshën 91 vjeçare.

Në vitet e fundit aktive të jetës si piktor, Pikaso u dedikohet më shumë formave të vogla, delikate të pikturave të llojit jetë e ngrirë dhe dekorimit të brendshëm të shtëpisë së parafundit, vilës “Villa Californie” në jug të Francës.

 FOTO: Johanna Hoelzl/dpa/picture alliance

Ai jetoi atje i tërhequr nga bota, bashkë me gruan e dytë, Jacqueline, dhe vajzën Catherinë. Ai kishte kohë që ishte shkëputur nga skena e zhurmshme e artit në Paris dhe nga qendrat e tjera të ndërkombëtare të artit, të cilat e vlerësojnë Pikason si gjeninë e shekullit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çfarë u la Pikaso trashëgimtarëve dhe pasardhësve të tij?

Menjëherë pas vdekjes së Pikasos shpërthyen grindjet juridike midis trashëgimtarëve. Marrëdhëniet familjare të tij janë të komplikuara: Pikaso ka qenë dy herë i martuar zyrtarisht, por ka pasur fëmijë edhe me gra të tjera. Fëmijët e lindur nga marrëdhënia me Francoise Gilot, fotografi Claude Picasso dhe dizenjatorja Paloma Picasso, si dhe nipi që është i biri i djalit të ligjshëm të Pikasos, Paulo Picasso (1921-1975), u grindën shumë për pjesët që kishin në trashëgiminë e madhe.

Në vitin 1976, pasuria materiale që la pas artisti dhe milioneri Pablo Pikaso, u vlerësua 3,75 miliardë franga (rreth 669 milion euro). Këtu bëjnë pjesë shtëpitë, tokat, atelietë, pasuri të patundshme dhe koleksioni privat i Pikasos me piktura të vlefshme të piktorëve të cilët ai i ka pasur shokë, ose i kanë pëlqyer, si Matise, Miro, Modigliani, Cezane, van Gog.

Trashëgimia artistike që piktori spanjoll la pas vdekjes u vlerësua me rreth 1,275 miliardë franga. Ajo përmban 1885 piktura, 7089 vizatime, 19134 grafika, 3222 qeramika, 1228 skulptura dhe objekte, si dhe 175 libra me vizatime me rreth 7000 vizatime që Pikaso i ka bërë si përgatitje për punimet e mëdha.

fOTO: Fraser Hall/robertharding/picture alliance

Taksa e madhe vënë mbi trashëgiminë disa milionëshe iu pagua shtetit francez nga trashëgimtarët pjesërisht me punime arti të artistit. Këto piktura, vizatime dhe skulptura u përdorën si bazë për të krijuar muzeumin e Pikasos të hapur në vitin 1985 në Paris, një vend tërheqës për vizitorët nga e gjithë bota. /Deutsche Welle

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Topliji zimski dani, niži računi: 100 porodica u Skenderaju koristi investiciju EU
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Warmer in the Winter, Lower Bills: 100 Families in Skenderaj Benefit from EU Investment
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Dimrit më ngrohtë, fatura të ulëta: 100 familje në Skënderaj përfitojnë nga investimi i BE-së
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Këtë javë priten reshje të mëdha shiu në Kosovë
TAGGED:10 faktePablo Picassopeople

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mercedes-AMG One është tani vetura më e shpejtë e testuar në Monza
Artikulli i ardhshëm Tesla Model 2 do të ketë paketë të baterive LFP me kapacitet prej 53kWh
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Ledia Xhoga në garë për “Booker 2025”, e dyta shqiptare pas Kadaresë

9 Shikime
People

Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi me pullë postare

11 Shikime
People

Dua Lipa ateron në Prishtinë, 72 orë para pushtimit të skenës

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?