Një pikturë nga Gustav Klimt është shitur për një shumë rekorde prej 236.4 milionë dollarë në ankand, duke e bërë atë, veprën e dytë më të shtrenjtë të artit të shitur ndonjëherë në ankand dhe veprën më të shtrenjtë të artit modern të shitur në ankand, shkruan “CNN”.
Piktura 1.8-metërshe, e titulluar Portreti i Elisabeth Lederer, është pikturuar nga piktori i madh austriak mes viteve 1914 dhe 1916 dhe tregon Ledererin, një trashëgimtare të re dhe vajzën e patronëve të Klimtit, të veshur me rroba kineze.
Gjashtë ofertues luftuan për 20 minuta në ankandin Sothebys të martën mbrëma në New York. Sotheby’s s’pranoi ta identifikonte blerësin e pikturës.
Portreti i Elisabeth Lederer ishte plaçkitur nga nazistët dhe pothuajse u shkatërrua në një zjarr gjatë Luftës së Dytë Botërore, por në vitin 1948 iu kthye vëllait të Ledererit, Erichut.
Mbeti në zotërim të Erichut deri në vitin 1983, kur e shiti atë, dy vjet para se të vdiste.
Në vitin 1985, piktura u bë pjesë e koleksionit privat të artit të trashëgimtarit të Estee Lauder, Leonard A Lauder, i cili e shfaqi atë në shtëpinë e tij në New York. /Koha/Katror.info











