Në zgjedhjet e 9 shkurtit, pjesëmarrja ka kaluar 40% sipas të dhënave të procesuara nga më shumë e 90% të vendvotimeve në nivel vendi.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, njoftoi gjatë një konference për media mbrëmjen e sotme se mbi 789 mijë qytetarë (40.04%) kanë ushtruar të drejtën e votës, shkruan Katror.info.
Ai shtoi se menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, duke theksuar se procesi është zhvilluar në rregull dhe pa probleme./Katror.info