Ambasada Britanike në Prishtinë ka njoftuar se Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Albin Islami, ka diplomuar të premten më 11 prill në Akademinë prestigjioze Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas ambasadës Albin Islami është kadeti i 31-të nga FSK që përfundon me sukses Kursin e Komisionimit në këtë akademi elitare. Ai u nderua me Medaljen Sandhurst nga Komandanti i Akademisë, Gjeneral Major Nick Cowley, OBE.
Medalja Sandhurst është themeluar në vitin 2016 për të njohur arritjen e jashtëzakonshme të studentëve ndërkombëtarë që diplomohen në këtë kurs sfidues. Me këtë diplomim, Islami i bashkohet një liste të nderuar prej mbi 5,200 ish-studentësh ndërkombëtarë nga më shumë se 129 vende të botës, thuhet në njoftim.
Ambasada Britanike i ka uruar kadetit Islami suksese në të ardhmen dhe pret me padurim që ta shohë atë në detyrën e tij të parë si oficer i FSK-së pas kthimit në Kosovë./Katror.info