UEFA Champions League (UCL) 2024-25 do të zhvillojë këtë të mërkurë, 12 shkurt, katër ndeshjet e tjera të raundit të play-off-it. Ndër ekipet që do të zbresin në fushë janë Milan-i dhe Bayern Munich-u.
Pas ndeshjeve të së martës, kjo e mërkurë do të sjellë katër duelet e fundit të raundit të parë të play-off-it.
Ndeshja e pare e ditës do të zhvillohet në Belgjikë, me Club Brugge që do të presë Atalanta-n.
Duke filluar nga ora 21:00 do të luhen tre takimet e tjera: Monaco do të presë Benfica-n, Celtic-u përballet me Bayern-in, ndërsa Milan-i do të udhëtojë drejt Holandës për t’u ndeshur me Feyenoord-in.
Rezultatet e ditës së parë në play-off:
Brest 0-3 PSG;
Juventus 2-1 PSV;
Manchester City 2-3 Real Madrid;
Sporting 0-3 Dortmund.
/Katror.info