Në Podujevë sot u përurua objekti i ri i Urgjencës.
Në njoftimin zyrtar nga Komuna e Podujevës thuhet se ky objekt është ndërtuar në bashkëpunim në mes të kësaj komune dhe Organizatës “Qatar Charity”, ku 600 mijë euro janë investuar nga Komuna, kurse 1.1 milionë euro nga kjo organizatë.
“Përveç Urgjencës, aty parashihet të ofrohen edhe shërbime tjera shëndetësore. Objekti gjendet skaj rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, afër rrethrrotullimit të shqiponjës në hyrje të qytetit të Podujevës”, bën të ditur Komuna e Podujevës.
Në ceremoninë e cila u mbajt nga ora 15:00, u përurua Urgjenca e Qytetit, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizatës “Qatar Charity” të cilët u priten nga Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i kësaj Komune, Shpejtim Bulliqi, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, etj. /Katror.info
Përgatiti:
