Prodhuesi i veturës së quajtur Polestar do të prezantoj modelin e ri të quajtur Polestar 2
BST 270. Numri i fundit duket se do të jetë për numrin e veturave të këtij versioni që do të jenë në
shitje.
Para këtij modeli, ishte një version special i Polestar 2 i krijuar për Festivalin Goodwood.
Llogaria zyrtare e Polestar në Twitter ka ndarë disa pamje të veturës së re. Zbulimi i “edicionit të ardhshëm” të Polestar 2 është caktuar për 21 mars, të martën e ardhshme. Mbetet të shihet se cilat do të jenë ndryshimet që do sjellë vetura e re në krahasim me modelet tjera të mëparshme./Katror.info