Nga data 12 deri më 18 maj 2025, në Kosovë po shënohet Java Globale e Sigurisë Rrugore, e cila këtë vit mbahet me temën “Të bëjmë ecjen dhe çiklizmin të sigurt”.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon angazhimin e saj për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, me fokus të veçantë në mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve.
Aktivitetet sensibilizuese dhe kontrollet në terren do të jenë pjesë e këtij organizimi, në funksion të rritjes së vetëdijes dhe zvogëlimit të rreziqeve në komunikacion. /Katror.info
Përgatiti:
