Portieri shqiptar bëhet pjesë e Bundesligës gjermane. Simon Simoni ka nënshkruar kontratë me Eintracht Frankfurt, ekipin që këtë vit ka garuar edhe në Ligën e Kampionëve.
Ai do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro nga kjo kontratë, plus bonuset, që mund ta rrisin ndjeshëm shifrën, shkruan gazeta Panorama Sport.
Me klubin e ri e ka firmosur në kohëzgjatje prej katër vjet e gjysmë, ndërsa ekipi i tij i deritanishëm, Dinamo do të përfitojë 600 mijë euro për këtë transferim, e varësisht nga aktivizimet mund të marrë një bonus edhe 400.000 euro të tjera.
Simon Simoni është vetëm 18-vjeç dhe konsiderohet si një portjer me shumë perspektivë. Simoni ka kryer edhe kontrollet e mjekut dhe tani është e sigurt se nga janari do t’i bashkohet ekipit të parë.

Portieri 18-vjeçar do të jetë pjesë e Eintracht Frankfurt në elitën e futbollit gjerman duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Fituesit e Europa League do të paguajnë 600 mijë euro për kartonin e portierit, ndërkohë që do të ketë dhe një shumë prej 400 mijë eurosh të tjera bonus në bazë të paraqitjeve të portierit 18-vjeçar.
60% e vlerës do të shkojë në arkat e klubit të Dinamos dhe 40% në Akademinë e Futbollit Shënkolli si klubi ku është formuar Simoni. Ky është ndër transferimet më të shtrenjtë nga kampionati shqiptar dhe i pari kalim drejt një prej ekipeve që luan mes 16 më të mirave të Champions League./Katror.info