Ekipi i Postës së Kosovës zhvilloi një vizitë edukative me nxënësit e klasës së pestë të Shkollës Fillore dhe të Mesme Uletar Hasan Prishtina në Prishtinë, duke i mësuar ata mbi procesin e dërgimit të kartolinave.
Gjatë këtij aktiviteti, postierët shpjeguan se si plotësohen kartolinat, ku vendosen të dhënat e duhura si adresa dhe pullat postare, dhe pse këto elemente janë të rëndësishme për dorëzimin e postës.
Nxënësve iu dhuruan kartolina që ata i dërguan tek të dashurit e tyre për të shënuar festat e fundvitit, duke praktikuar përvojën e postimit.
Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të Postës së Kosovës për të edukuar brezat e rinj rreth shërbimeve postare dhe rëndësisë së komunikimit përmes postës./Katror.info