Në vendin tonë, roli i gruas është dhe mbetet jetik në funksionimin e çdo segmenti të jetës shoqërore.
Kështu që ndër vite Filatelia e Postës së Kosovës ka lansuar emisione të pullave postare në mbështetjen dhe promovimin e të arriturave të grave në histori.

Kjo nismë ka filluar nga lansimi i pullës së parë “Melihate Qena” në vitin 2010 e deri tek lansimi i viteve të fundit “Dua Lipa” dhe Rita Ora”.
Posta e Kosovës bën thirrje që të zbukuroni dërgesat tuaja me pamjen e bukur të këtyre pullave postare. /Katror.info