Pranvera Hyseni ka fituar Çmimin Dwornik për prezantimin më të mirë verbal nga një student në konferencën ndërkombëtare të Shkencave Planetare dhe Hënore 2025 që u mbajt në Houston, duke u përzgjedhur mes mbi 2 mijë pjesëmarrësve.
Siç njofton Pranvera, ky çmim, i ndarë nga Divizioni i Gjeologjisë Planetare në Shoqatën Gjeologjike të Amerikës, konsiderohet si një nga vlerësimet më të rëndësishme për studentët në këtë fushë.

Projekti i saj kishte në fokus shpërndarjen e lëndës organike në llojet e asteroidëve, bazuar në të dhëna të mbledhura përmes vëzhgimeve me NASA Infrared Telescope Facility në ishullin Hawai.
“Si dikush që shpesh ndjen pasiguri gjatë prezantimeve para një audience shkencore, ky çmim ka një domethënie të jashtëzakonshme për mua,” tha ajo, duke falënderuar mentorët e saj, Dr. Myriam Telus dhe Dr. Andrew Rivkin, për mbështetjen dhe besimin në punën e saj.
Klikoni këtu për të parë më shumë rreth çmimit të saj!/Katror.info
Përgatiti:
