Me largimin e dimrit dhe ardhjen e ditëve më të ngrohta e më të gjata, shumë njerëz përballen me një ndjesi të çuditshme lodhjeje, të njohur si “lodhja e pranverës”.Edhe pse nuk konsiderohet një sëmundje, kjo gjendje është reale dhe shfaqet për shkak të ndryshimeve në ritmet biologjike dhe stilin e jetesës.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë mungesën e energjisë, përgjumjen, irritimin dhe vështirësitë në përqendrim – ndjesi që shpesh lidhen me ndryshimin e temperaturës dhe ekspozimin më të madh ndaj dritës natyrale. Ja disa mënyra të thjeshta për të përballuar lodhjen e pranverës:
– Shfrytëzoni dritën e diellit – Ekspozimi ndaj dritës natyrale ndihmon në balancimin e ritmit cirkadian dhe rrit prodhimin e serotoninës, hormonit të humorit të mirë. Ekspertët këshillojnë të kaloni 20–30 minuta në diell çdo mëngjes.
– Ushtrohuni rregullisht – Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe gjendjen emocionale. Mjaftojnë 30 minuta ecje e shpejtë, biçikletë apo joga, pesë herë në javë, për të ndjerë ndryshimin.
– Ushqehuni lehtë dhe shëndetshëm – Me rritjen e kërkesave energjitike të trupit, dieta bëhet kyçe. Konsumoni më shumë fruta, perime, drithëra integrale, proteina të lehta dhe shmangni ushqimet e rënda e me shumë sheqer. Gjithashtu, hidratimi është thelbësor.
– Mbani një rutinë të qëndrueshme gjumi – Me ditët më të gjata, është e rëndësishme të ruani një orar të rregullt gjumi. Flini 7–9 orë çdo natë, shmangni ekranet përpara gjumit dhe krijoni një ambient të qetë për pushim cilësor. /Katror.info
Përgatiti:
