E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati vizitoi Manastirin e Deçanit.
Prittipati ishte e lumtur që e vizitoi sërish këtë Manastir, që është edhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, sipas njoftimit nga Ambasada.
“Ajo pati një takim produktiv me atë Savanin për ta ripohuar angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur lirinë fetare në Kosovë – përfshirë të krishterët të cilët festojnë Pashkët këtë të diel”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane./Katror.info