Gjimnazi i Shkencave Natyrore “Sami Frasheri”, në Prishtinë ka publikuar një fotografi të nxënësve më të dalluar të klasëve të 12-ta.
Prej 19 nxënësve ekselentë të kësaj shkolle, 18 janë vajza.
“Me përkushtim, punë të palodhur dhe pasion për dijen, nxënësit tanë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të na bëjnë krenarë! Sot duam të vlerësojmë dhe të nderojmë ata që me rezultate të shkëlqyera në mësime, kanë treguar shembullin më të mirë të suksesit. Ju jeni frymëzim për të gjithë dhe dëshmi se përkushtimi dhe puna e palodhur shpërblehen gjithmonë”- thuhet në postim.