Të premten është bërë hapja e panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë apo siç tashmë njihet festivali “Hardhfest”.
HardhFest, i cili tanimë është një festival tradicional në Kosovë, mbledh njerëz nga shumë vende të rajonit për të shijuar verën e shijshme në Rahovec.
Edicioni i 22-të i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, nisi me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”.
Në natën e parë kanë performuar grupi Jericho, Ofchestra, Asgjë sikur Dielli, etj.
I gjithë ky festival mbahet në vendin e njohur të Kosovës për rrush dhe verë, Rahovec, nga datat 1-3 shtator. /Katror.info
Përgatiti:
