Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që e mbara t’i prijë Kosovës, dhe që procesin e zgjedhjeve e sheh si shumë të rëndësishëm, meqë, sipas saj, Kosova është lidere për nivelin e demokracisë në rajon.
12:10
Presidentja Osmani, pas votimit, procesin zgjedhor e quajti ditë jashtëzakonisht të rëndësishme për demokracinë tonë.
“Kjo është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demorkacinë në vendin tonë, siç e dini Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajmë të tillë dhe të zhvillojmë edhe më tej, sot është ditë vendimtare”, tha ajo.
Tutje, ajo bëri thirrje që të shfrytëzohet e drejta e votimit, pasi sipas saj ky është procesi më i rëndësishëm determinues institucional.
”Sot është ditë vendimtare që të gjithe qytetarët të japin kontributin e tyre në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm, nga i cili determinohet parlamenti i ardhëm, pastaje dhe institucionet e tjera, por edhe për vendimet të cilat kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyrë dhe për gjithë vendin tonë. Shpresoj që qytetarët e Kosovës do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, nga sot determinohet parlamentit dhe institucionet e tjera. /Katror.info
Përgatiti:
