Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, ka njoftuar Presidenca e Republikës së Kosovës, përcjell Katror.info.
Gjatë samitit, Presidentja Osmani do të jetë përkrah liderëve botërorë, përfshirë Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, dhe përfaqësues të tjerë të lartë.
Në kuadër të vizitës së saj, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen e organizuar nga delegacioni amerikan dhe në seancën plenare të samitit, e bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite do të organizohet një pritje nga Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar edhe Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu./Katror.info