Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih ka takuar një delegacion të kongresistëve amerikanë.
Ajo e ka quajtur këtë takim jashtëzakonisht të rëndësishëm.
“Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike,” ka shkruar Presidentja në Facebook.
Krahas Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Mynih po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Më shumë rreth takimeve të djeshme mund të lexoni këtu./Katror.info