Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur 28 dhjetorin 2025 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Vendimi u nënshkrua më 20 nëntor 2025 dhe shënon një hap të rëndësishëm pas ngërçit politik në vend.
Shpërndarja e Kuvendit erdhi pas dështimit për formimin e Qeverisë së re dhe pas mosarritjes së marrëveshjeve mes partive politike për miratimin e buxhetit të shtetit dhe çështjeve të tjera kyçe.
Presidentja Osmani ka theksuar se kjo vendimmarrje synon të hapë rrugën për një proces zgjedhor të qartë dhe demokratik./Katror.info











