Kompania kineze Pang Donglai, e njohur për politikat e saj progresive, ka lansuar një iniciativë të re të quajtur “Leje për Pakënaqësi”, që u ofron punonjësve mundësinë për të marrë deri në 10 ditë pushim shtesë kur ndihen emocionalisht të lodhur ose të stresuar.
Kjo nismë synon të përmirësojë mirëqenien mendore të punonjësve dhe të nxisë një ekuilibër më të shëndetshëm midis jetës profesionale dhe asaj personale, shkruan Top Albania Radio.
Një element i rëndësishëm i këtij programi është se menaxhmenti nuk ka të drejtë ta refuzojë këtë kërkesë. Ky pushim është pjesë e një seti më të gjerë politikash të kompanisë, të cilat përfshijnë një javë pune prej 7 orësh, fundjavat të lira dhe një numër të konsiderueshëm ditësh pushimi vjetor që arrin deri në 30-40 ditë.
Yu Donglai, themelues i Pang Donglai, ka kritikuar ashpër kulturën e orëve të zgjatura të punës që është e zakonshme në shumë kompani, duke e konsideruar atë të dëmshme për shëndetin e punonjësve dhe joetike. Në vend të kësaj, kompania e tij ka angazhuar politikat që e vlerësojnë mirëqenien e stafit dhe krijojnë një ambient pune më mbështetës dhe të shëndetshëm./Katror.info