PriFest vjen me edicionin XIV dhe për herë të parë këtë vit po mbahet pa drejtoreshën dhe themeluesën e festivalit, Vjosa Berisha. Ky edicion do të mbahet në kujtim dhe nderim të saj

Filmat që do të garojnë për çmimet kryesore tashmë janë të ditur; po ashtu është njoftuar se çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet që nga ky edicion.

“Jemi të lumtur që sikurse edhe hapja e PriFest-it, me filmin ‘‘Vera Andrron Detin’’, edhe në mbyllje do të kemi film në gjuhën shqipe, ’’Virgjëresha Shqiptare’’, për më shumë edhe me pjesëmarrje të madhe të filmbërësve nga Kosova. E kemi thënë shumë herë, promovimi dhe përkrahja e filmave vendor dhe filmbërësve tanë është një nga objektivat kryesore të festivalit”, ka thënë Fatos Berisha, bashkëthemelues i festivalit.
Edicioni XIV i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022. PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit në kujtim dhe nderim të drejtoresës së festivalit.
Shikoni orarin e filmave për ditën e sotme:

Përgatiti:
