Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, PriFest, sot sjell dy shfaqje filmike në Kino Armata.
Nga ora 17:00, do të shfaqet filmi “MOON” i regjisores Kurdwin Ayub nga Austria (93 min), në premierën e tij për Kosovë. Filmi është pjesë e programit Focus: Austria, i realizuar në bashkëpunim me Austrian Film Institute dhe Ambasadën Austriake. Hyrja për këtë shfaqje është falas.
Në ora 19:30, publiku do të ketë mundësi të ndjekë premierën rajonale të filmit “CYCLE” të regjisorit Erkan Tahhuşoğlu, bashkëprodhim i Turqisë dhe Kosovës (81 min). Ky film është pjesë e Përzgjedhjes Zyrtare, në garë për film artistik. Pas shfaqjes, festivali organizon një after party në PriFest Lounge, me nikoqire TEB Bank dhe muzikë nga DJ Imanyam.
Biletat për filmin e mbrëmjes kushtojnë 3 euro dhe mund të blihen online përmes Rave Travel ose në sportelin e biletarisë së Rave Travel në Kino Armata./Katror.info