Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – PriFest, sot sjell për publikun një program të pasur shfaqjesh në Kino Armata.
Nga ora 17:00 do të shfaqen tre filma me premierë: Three Keenings i regjisorit Oliver McGoldrick (Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Shtetet e Bashkuara), The Prince i Alex Sardà-s (Spanja) dhe Two People Exchanging Saliva nga Natalie Musteata dhe Alexandre Singh (Franca, Shtetet e Bashkuara).
Në orën 19:30 është planifikuar premiera rajonale e filmit Emily nga regisorja Ajola Daja (Shqipëri). Pas shfaqjes, programi vazhdon me një after party në PriFest Lounge, me muzikë nga DJ Imanyam, aktivitet i mundësuar nga Prishtina Mall.
Hyrja për filmat e orës 17:00 është falas, ndërsa për shfaqjen e filmit Emily biletat kushtojnë 3 euro dhe mund të blihen online përmes Rave Travel ose në sportelin e biletarisë në Kino Armata./Katror.info