Në kuadër të muajit të vetëdijesimit për kancerin e gjirit, Klubi i Pingpongut “Priping”, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit ‘Jeta Vita’ organizon sot turneun tradicional “Pink Pong – Breast Cancer Awareness Tournament”.
Ky turne simbolik ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit për rëndësinë e kontrolleve të hershme dhe luftimin e kancerit të gjirit që në fazat e para.
Përmes sportit të pingpongut, organizatorët synojnë të përcjellin mesazhin e solidaritetit dhe mbështetjes për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.
Kastriot Orana, themelues i KPP, fton qytetarët të marrin pjesë sot më 9 tetor, nga ora 17:00 deri në 18:00, në sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Pjesëmarrësit nuk kanë nevojë për pajisje personale, pasi klubi do të sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme./Katror.info.