Kryeqyteti vazhdon të prijë në pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në mesin e shtatë qyteteteve më të mëdha të vendit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 30.41% e qytetarëve të Prishtinës kanë dalë për të votuar deri në orën 15:00. Kjo i bie se nga 222,326 qytetarë me të drejtë vote, 67,609 prishtinas kanë përmbushur deri tani obligimin e tyre kushtetues.
Ndërkaq, qytetarët në qytetet tjera më të mëdha të Kosovës kanë shfaqur nivele të ndryshme të pjesëmarrjes:
Podujevë: 28,10% e qytetarëve, ose 24,350 votues nga 86,668 të regjistruar.
Ferizaj: 26,06%, apo 32,429 votues nga gjithsej 124,418.
Gjilan: 26,73%, duke përfshirë 28,827 qytetarë nga 107,858.
Pejë: 22,66%, respektivisht 27,242 votues nga 120,204.
Gjakovë: 22,19%, me 27,022 votues nga 121,768 të regjistruar.
Prizren: 21,20%, ose 40,034 votues nga 188,882 qytetarë me të drejtë vote.