Pallati i Rinisë dhe Sporteve do të jetë nikoqir i Final 4 të Ligës Unike të Meshkujve në datat 26 dhe 27 mars.
Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Sigal Prishtina kanë nënshkruar marrëveshjen për organizimin e Final 4 të Ligës Unike të Meshkujve.
“Final 4 i Ligës Unike të Meshkujve do të zhvillohet në Prishtinë më 26 dhe 27 mars, në një spektakël basketbolli që premton emocione të mëdha”, thuhet në njoftimin e FBK.
Gjysmëfinalet – 26 mars:
Vëllaznimi Golden Eagle Ylli – 17:00
Sigal Prishtina Besëlidhja – 20:00
Finalja e madhe – 27 mars – 20:00. /Katror.info
Përgatiti:
