katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa sonte do ta ndajë skenën me babanë e saj
    9 hours ago
    Gjithçka që duhet të dini para se të shkoni në Festivalin Sunny Hill
    10 hours ago
    FKEE me punëtori rreth programeve për efiçiencë të energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme
    10 hours ago
    Promovohen librat e autorëve të mërgatës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filllon Sunny Hill Festival – sot performon Dua Lipa
    5 hours ago
    Udhërrëfyesi i Dua Lipës për të ngrënë, eksploruar dhe dalë në kryeqytetin e Kosovës
    10 hours ago
    Nga Mirashi në treg – Si Sherife Lohaj po transformon bujqësinë me pasion dhe teknologji?
    11 hours ago
    Vajzat e korit “Okarina” e mirëpresin Dua Lipën në Presidencë me “Levitating”
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Rame Lahaj and Friends” nesër mbrëma para publikut në Prishtinë
    12 hours ago
    ‘Jul Cezari’ ngjitet në skenën e Splitit nën regjinë e Qëndrim Rijanit
    16 hours ago
    Prishtina pulson me Dua Lipën në pritje të shpërthimit në “Sunny Hill”
    13 hours ago
    Anita Rachvelishvili – një nga zërat më të mëdhenj të operës botërore në RLIOF
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    5 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    5 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    7 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    3 days ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    6 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    2 days ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    7 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    1 week ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Prishtina pulson me Dua Lipën në pritje të shpërthimit në “Sunny Hill”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Prishtina pulson me Dua Lipën në pritje të shpërthimit në “Sunny Hill”

Last updated: 01/08/2025 12:07 PM
27 Shikime
Shpërndaje
Foto: Besfor Syla

Është një magji unike që ia japin Prishtinës ngjyrat e “Sunny Hillit” ende pa nisur. Prishtina pulson me ritmet e këtij festivali, përderisa shpërthimi pritet të premten me Dua Lipën. Ylli botëror është kryefjala e natës së parë, kur performon edhe Fatboy Slim, përderisa edicioni i sivjetmë pret të thyejë rekorde. Skena është gati, Dua Lipa ka kohë që ka premtuar një spektakël, siç po bën gjithandej globit, e publiku është në pritje.

Radhës së të rinjve që presin për t’i kompletuar procedurat për bileta në bulevardin qendror të Prishtinës nuk i shihet fundi. E afro 9 kilometra në periferi të kryeqytetit, të enjten pasdite, krejt në fund kanë qenë punimet në hapësirën ku do të mbahet edicioni i sivjetmë i festivalit “Sunny Hill”. Skena e madhe është gjigante dhe nuk i lë asgjë mangët krejt të tjerave në botë ku ylli global Dua Lipa interpreton para mijëra adhuruesve.  

Rreth 30 mijë veta pritet t’i ketë përballë të premten mbrëma. Te ky numër pritet të sillet publiku për tri netët radhazi në festivalin që për këtë pjesë të Evropës është i pari. Lista e artistëve për këtë fundjavë është më e mira e Kontinentit të Vjetër. 

Mundesh me e lexu edhe…

Dua Lipa sonte do ta ndajë skenën me babanë e saj

Kabinat për pajisje me shenjat që lejojnë hyrjen në Festival veçse janë renditur në hyrje të atij që tash është parku i “Sunny Hillit”. Aty pritet të ketë lumë njerëzish që ia mësyjnë hapësirës prej gati 19 hektarësh me tri skena. Artistët vendorë janë ata që do të mbajnë gjallë skenat çdo ditë në orët e para të mbrëmjes. E më vonë, emrat botërorë do të elektrizojnë gjithçka. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më e rëndësishmja: Dua Lipa. “Radical Optimism” është turi i saj botëror sivjet dhe për Evropën Juglindore stacion ka Prishtinën, saktësisht fshatin Bërnicë e Poshtme. 

Një armatë njerëzish kanë punuar të shtunën pasdite veç në skenën e madhe. Zgjatimi nga publiku e shkallët për një podium të lartë do të jenë në shërbim të koreografisë e performancës së yllit botëror Dua Lipa. Janë bërë qindra teste që gjithçka të jetë në vijë, prej koreografisë së dritave e deri te zërimi. Gjatë testeve janë lëshuar pjesë të performancës së saj në Liverpool. Skena s’dallon hiç nga ato botëroret. 

Prej vitit 2018, kur mbahet festivali në Prishtinë, Lipa të premten mbrëma do të mbajë koncert për herë të tretë. Më 2018 solli magjinë e skenave botërore në Prishtinë. Më 2019 qe mysafire me një perfomancë të shkurtër në skenë. Më 2022 solli “Future Nostalgia”, ku përmbi një orë elektrizoi Parkun e Gërmisë. 

E sivjet, në vendin që prej vitit të kaluar është shtëpi e festivalit, loja ka ndërruar.  Me 62 metra gjerësi e mbi 30 metra thellësi dhe 18 metra lartësi, skena kryesore e Festivalit është muhabet tjetër. Ka përmasat e hapësirave që i duhen një ylli që kryeson toplistat botërore.   

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pritjet janë që ky edicion të jetë më i madhi ndonjëherë. Janë duke u bërë testimet e fundit. Gjithçka është gati dhe në vendin e vet. Kanë mbetur disa detaje të vogla teknike dhe presim një edicion të jashtëzakonshëm”, ka thënë Alban Kastrati nga “Sunny Hill”, gjatë një pauze të shkurtër midis punëve përgatitore. Hapësirat e pijeve, ushqimit e çka jo tjetër janë gati. Pritet të vërshohen nga njerëzit. 
“Presim që mesatarja e vizitorëve të jetë 30 mijë në ditë. Sot (e enjte v.j.) dhe nesër (e premte v.j.) ka shumë interesim për bileta dhe ky numër mund të tejkalohet. Këtë vit kemi një numër në ngritje të audiencës ndërkombëtare që vjen në festival për shkak të ‘line up-it’, që është shumë unik dhe për fundjavën që po hyjmë më i miri në Evropë, nëse nuk jemi modestë”, ka thënë ai. 

Shawn Mendes, Headie One, Anyma, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Tommy Gold, Peggy Gou, Skream, Fatboy Slim, Bookie, Sugar Rush, Mochakk, Artssassin janë emrat e tjerë ndërkombëtarë që sivjet do të interpretojnë në Festival krahas vendorëve.  

“Koncerti i Duas është në serinë e turit të saj global ‘Radical Optimism’, krejt spektakli i saj është i kompletuar sikurse në një skenë të ‘Wembley’ ose kudo tjetër në botë, njëjtë edhe Shawn Mendes po e fillon turin  global nga Prishtina…. edhe të tjerët do të kenë shkëlqimin e vet dhe ky edicion do t’i thyejë rekordet në të gjitha kuptimet”, ka thënë Kastrati. 

Rekordet kanë prekur edhe disa aspekte të tjera. Në platformën “Booking.com” Prishtina nuk ofron më strehë për vizitorë. Jepen si opsione të afërta në rrethin e Obiliqit e deri në Ferizaj. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ylli botëror me prejardhje nga Prishtina, Dua Lipa, në platformën e saj “Service95” ka bërë rekomandime për vendet që duhet vizituar në një 72-orësh në Prishtinë. Prej të mërkurës ajo po qëndron në Kosovë. 

“Që nga kafenetë e baret, te libraritë e pavarura, ndërtesat ikonike, Prishtina është një qytet që duhet të shihet, të përjetohet nëpërmjet muzikës dhe po ashtu nëpërmjet gjërave që e bëjnë atë speciale”, ka shkruar ajo. Galeria Kombëtare e Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, disa restorante e bare janë në listën e saj të rekomandimeve. Në radhët e pritjeve për bileta shihet se interesimi i audiencës së huaj nuk është i vogël, por në rritje e sipër. 

“Rrjedha e audiencës do të jetë e ngjashme sikurse vitin e kaluar dhe pastaj kemi edhe një hyrje për VIP pasi kemi shumë njerëz të rëndësishëm të industrisë që vijnë në Prishtinë. Dalja mundësohet nëpërmjet autostradës”, ka bërë të ditur Alban Kastrati.  Në Festival sivjet do të jetë i pranishëm Paul Tollet, promotori i shquar amerikan që vepron në Los Angeles, ndër të tjera, organizator i festivalit në Coachella, që e themeloi më 1999 tok me Rick Van Santenin. Aty do të jenë edhe udhëheqësi i “Creative Artists Agency”, Robert Kyncl, themelues i “Warner Music Group”, kompania me seli në New York, prej së cilës kanë dalë emra të shquar botërorë, e Chrisitofer Huber, kreu i European Festival Association. Sikurse në edicionet e kaluara, nuk do të mungojë as David Bradley, agjenti i Dua Lipës qysh prej filleve të karrierës së saj, e në listë është edhe Maha Dakhill, njëra prej agjenteve e zbulueseve më të mëdha të talenteve në art. 

Kontributi shtetëror për Festivalin nuk është i vogël. Pos hapësirës së dhënë në shfrytëzim për 99 vjet, Komuna e Prishtinës sivjet e ka mbështetur atë me 200 mijë euro. Po ashtu institucionet e tjera janë shumë bashkëpunuese. 

“Kemi shumë mbështetje nga Policia e pastaj edhe shumë sigurim privat. Kemi pasur edicionet e kaluara dhe asnjë incident nuk kemi pasur. Sivjet po ashtu janë marrë masat që të shijohet Festivali pa pasur as më të voglin problem”, ka thënë Kastrati. Edicionet e kaluara kanë qenë dëshmi e një mbarëvajtjeje shumë të mirë. Sivjet po ashtu pritet të ndodhë njësoj. E elektrizimi i masave pritet të jetë më i flaktë. T’i shkojë për shtati turit të Lipës, “Radical Optimism”./Koha.net/Katror.info

TAGGED:AnymaargëtimibiletatBookieDua LipaFatboy SlimfestivaliHeadie OneKoncertikulturamuzikaPeggy GouperformancaPrishtinaPublikuShawn MendesskenaSunnyHillTommy Goldtophome 1TSHAturizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mrekulli në mjekësi, lind një bebe nga embrioni i ngrirë 30-vjeçar
Artikulli i ardhshëm Ballkani kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Filllon Sunny Hill Festival – sot performon Dua Lipa

11 Shikime
Lajme të mira

Udhërrëfyesi i Dua Lipës për të ngrënë, eksploruar dhe dalë në kryeqytetin e Kosovës

48 Shikime
Lajme të mira

Nga Mirashi në treg – Si Sherife Lohaj po transformon bujqësinë me pasion dhe teknologji?

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?