Në përditësimin më të fundit të bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar rreth orës 08:30 nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e kufijve, rezulton se pika kufitare në Merdar po përballet me pritjet më të gjata për momentin. Deri në dy orë e gjysmë janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare.
Ndërkohë, për ata që synojnë të dalin nga territori i Kosovës përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë deri në një orë. Në Mutivodë, pritjet aktualisht janë rreth 30 minuta.
Udhëtarëve u rekomandohet të informohen paraprakisht për situatën në pikat kufitare dhe të zgjedhin rrugë alternative në rast të nevojës./Katror.info