Edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës në Prizren është hapur nga sot deri më 18 tetor.
3752 punime nga 693 artistë nga 72 shtete janë dërguar në adresë të festivalit, duke dëshmuar sërish rëndësinë e kësaj ngjarjeje kulturore.
Krahas të rriturve, në këtë edicion hapësirë i është dhënë edhe krijuesve nën moshën 18 vjeçare.
Drejtori i këtij festivali, karikaturisti i talentuar prizrenas, Gani Sunduri, bëri të ditur se numri i përgjithshëm i punimeve në këtë edicion është 300, të cilat janë përzgjedhur për garën e ngushtë, derisa e veçanta e këtij viti është hapësira për artistët e rinj nën moshën 18 vjeçare, për ta shfaqur talentin e tyre.
Ky festival veçse e zbukuron mozaikun e festivaleve në Prizren dhe Komuna vazhdimisht do t’i mbështesë aktivitetet e këtilla kulturore./Katror.info