Prodhuesi vietnamez i automjeteve elektrike VinFast bëri bujë të madhe me listimin e tij në bursën amerikane të Wall Street.
Bëhet fjalë për një nga prodhuesit më të mëdhenj vietnamezë të makinave, aksionet e të cilit u rritën me 270 për qind në ditën e parë të tregtimit në Wall Street. Çmimi fillestar i aksioneve ishte 10 dollarë, filluan të shiteshin për 22 dollarë dhe tregtimi ditën e parë në bursë u mbyll me çmimin 37 dollarë për aksion.
Kështu, kapitalizimi i tregut të VinFast arriti në më shumë se 85 miliardë dollarë, ndërsa kapitalizimi i tregut të VW ishte 69.7 miliardë dollarë dhe i Fordit ishte 48 miliardë dollarë.
WinFast është ende 99 për qind në pronësi të vietnamezit më të pasur Pham Nhat Vuong i cili është kryetari i VinFast dhe Vingroup. Pasuria e tij u rrit me 39 miliardë dollarë me hyrjen e VinFast në Wall Street.
Ky prodhues i makinave u themelua në vitin 2017 si një degë e Wingroup, një nga konglomeratet më të mëdha të Vietnamit. Ajo prodhon SUV elektrike, skuter dhe autobusë që shiten në Vietnam dhe Amerikën e Veriut. /Katror.info