Kosova ndër vitesh ka prodhuar artistë të mëdhenj që kanë dëshmuar sukseset e tyre nëpër gjithë botën.
Një i ri në treg dhe mjaft i talentuar është edhe producenti 22-vjeçar nga Prishtina, Erjon Byqmeti – i njohur me emrin e artit si ERKI.
Ai sapo ka lansuar një album të ri me gjithsej 15 këngë, në të cilin ka bashkëpunuar me emra të famshëm nga Amerika, Brazili, Gjermania, Italia, Franca e Shqipëria.
Ky album për pak kohë ka arritur të grumbullojë shifra të mëdha klikimesh, mbi 100 mijë, ndonëse ndodhet në të gjitha platformat muzikore përveç YouTube.
ERKI është i kënaqur me sukseset që ka arritur duke u kthyer kështu në një nga artistët më të pëlqyer në vend.
“Jam i kënaqur me albumin tim të parë. Kam bashkëpunuar me artist të huaj, të rinj, të cilët kanë potencial të madh për të ardhmen. Me punën time synoj të arrij majat ndërkombëtare”, tha shkurtimisht ERKI për Telegrafin.
Secila nga këngët në album përçon një mesazh dhe ka marrë vlerësime të mëdha nga fansat e publiku
ERKI ka zbuluar gjithashtu se ka filluar menjëherë punën për projektet e radhës