Një universitet britanik së shpejti do të ketë leksione nga profesorë të vendosur në anën tjetër të botës.
Universiteti Loughborough në Leicestershire, Angli, do të ofrojë leksione nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets duke përdorur holograme. Ligjëratat do të jenë nga fusha e shkencës sportive, dhe do të dedikohen për studentët e regjistruar në studimet e modës. Studentët e menaxhmentit gjithashtu do të jenë në gjendje t’i ndjekin ato.
Hologram lecturers thrill students at trailblazing UK university https://t.co/F9vgTFqJVU
— Guardian Universities (@GdnUniversities) January 21, 2024
Universiteti thotë se lajmet do të ndihmojnë në objektivat e tij të qëndrueshmërisë duke reduktuar numrin e fluturimeve për profesorët vizitorë nga jashtë.
Leksionet me holograme do të bëhen pjesë e programit në vitin 2025, ndërsa leksionet testuese do të mbahen këtë vit. Hologramet do të projektohen në sallat e leksioneve me ndihmën e kompanisë “Proto”./Katror.info