Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës, prof. Avni Berisha, është renditur sërish në mesin e 2% të shkencëtarëve më të cituar globalisht, sipas listës së publikuar nga Universiteti i Stanfordit më 19 shtator 2025, shkruan Katror.info.
Ky arritje fuqizon më tej njohjen ndërkombëtare të profesorit Berisha dhe vlerëson rolin e Universitetit të Prishtinës dhe fakultetit ku ai jep mësim dhe zhvillon hulumtime të avancuara shkencore.
Renditja e Universitetit të Stanfordit, e realizuar në bashkëpunim me „Elsevierin”, mbledh të dhëna për mbi 100 mijë shkencëtarë nga e gjithë bota, duke u bazuar në citimet jetësore dhe ato të një viti në 22 fusha dhe 174 nënfusha shkencore, duke u konsideruar një nga referencat më prestigjioze në shkencë.
Profesori Avni Berisha ishte pjesë e kësaj liste edhe vitin e kaluar, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e tij në radhët e shkencëtarëve më të njohur dhe më të cituar në botë./Katror.info