Qëllim ka thyerjen e rekordit të Guinness-it, i cili deri më tani mbahet nga amerikani Abraham Munoz, me 22 fanella të zhveshura duke goditur topin me kokë.
Agim Agushi arriti me sukses të vendosë rekord të ri, të cilin thotë se ia kushton babait të tij.
Ai tregon se nuk ishte aspak e lehtë.
Në mbështetje të tij erdhi edhe drejtori për Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Pamjet e këtij rekordi do të dërgohen në Londër, ku do të vërtetohet rekordi i radhës i Guinness për profesorin e matematikës.
Ndjekja e rregullave të vendosura e bën Agimin besimplotë se mund t’ia dalë të jetë pjesë e librit Guinness.
Agim Agushi synon që vitin e ardhshëm të thyejë edhe rekorde të tjera./Katror.info