Nxënësit e shkollave publike do të kenë mundësi të jenë pjesëmarrës në aktivitete të rregullta sportive në 34 shkollat e 23 komunave.
Inkuadrimi dhe praktikimi i sportit të basketbollit 3×3 dhe atij të shahut si aktivitete jashtëkurrikulare si dhe organizimi i garave, janë disa nga komponentët e fazës pilotuese të programit “Sporti në Shkolla”, i cili synon që në të ardhmen të zgjerohet në më shumë sporte, si dhe në më shumë shkolla dhe komuna.
![](https://katror.info/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kultplus-jpg.webp)
Për të zyrtarizuar bashkëpunimin mes federatave sportive në kuadër të këtij programi, ministri Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani e pritën në takim kryetarin e Federatës së Sportit Shkollor, Adrian Telaku, kryetarin e Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu dhe kryetarin e Federatës së Shahut, Armend Budima.
Në fund, tri federatat sportive të involvuara në fazën pilotuese të programit “Sporti në Shkolla”, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit mes tyre, program ky i cili është i mbështetur nga MKRS dhe me partneritet nga MASHTI. /Katror.info