katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    4 hours ago
    Osmani me delegacionin e EBA-së viziton Mitrovicën e Jugut
    5 hours ago
    AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș
    5 hours ago
    NATO mblidhet në Bruksel – mbrojtja, Ukraina dhe Ballkani Perëndimor në fokus të takimit ministror
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    6 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    7 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    7 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    2 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    7 days ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    7 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
    Hohenschwangau – Fshati mbretëror në zemër të Alpeve Bavaraze
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Projekti “Mendoj për ty” shpaloset në Strasbourg
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Projekti “Mendoj për ty” shpaloset në Strasbourg

Last updated: 26/03/2025 11:44 AM
123 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Projekti “Mendoj për ty” shpaloset në Strasbourg

“Ky fund e ka një histori të mbyllur nga pranvera e vitit 1998! Dardania I, Pejë”, shkruante në pjesën e sipërme të fustanit ngjyrë qielli, që ishte pjesë e instalacionit “Mendoj për ty” në Stadiumin e Prishtinës, në qershorin e vitit 2015, shkruan KOHA.

Por prej atëherë historitë e grave kosovare, që janë të mbijetuara të dhunës seksuale, kanë lëvizur nëpër vende të ndryshme evropiane. Janë treguar copëza të rrëfimeve të mozaikut të trishtë të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të martën edhe ajo që njihet si kryeqendra evropiane e të drejtave të njeriut, Strasbourg, ka mësuar pak nga projekti global i artistes Alketa Xhafa-Mripa. Më shumë do të mësojë në qershor kur instalacioni do të zërë vend atje. Artistja që në Kosovë kishte mbledhur fustane e rroba të tjera të të dhunuarave që – sipas organizatave ndërkombëtare llogariten të jenë 20 mijë veta – projektit i ka dhënë karakter global.

Në sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Xhafa-Mripa ka prezantuar projektin e “Thinking of You” (Mendoj për ty).

Mundesh me e lexu edhe...

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

Projekti në Strasbourg është prezantuar si thirrje e fuqishme për ndërgjegjësim, drejtësi dhe solidaritet me viktimat e dhunës seksuale në konfliktet e armatosura. Prezantimi i veprës artistike në kuadër të Kongresit i paraprin inaugurimit zyrtar, që do të mbahet më 19 qershor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte. Projekti synon të sjellë në vëmendje plagët e hapura të kësaj dhune sistematike dhe thekson nevojën për veprim të koordinuar ndërkombëtar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kur krijova për herë të parë ‘Thinking of You’ në vitin 2015, në Prishtinë, e bëra këtë me një ndjenjë të thellë përgjegjësie”, ka thënë krejt në fillim artistja Xhafa- Mripa para të pranishmëve, në atë që është Pallati i Evropës.  Përderisa prapa saj janë shfaqur imazhet e instalacionit, Xhafa-Mripa ka thënë se si artiste beson në fuqinë e artit për të treguar histori që vetëm fjalët nuk mund t’i rrëfejnë.

“Si një e re nga Kosova pata fatin të shpëtoja nga një vend i shkatërruar dhe të shkoja në Londër për të studiuar për art. Të tjerët nuk ishin me aq fat. Ndjeva se ishte koha dhe misioni im si artiste për të nderuar mijëra të mbijetuara të dhunës seksuale të kohës së luftës, gra dhe vajza që kishin vuajtur në heshtje dhimbjet e tyre të varrosura nën turpin dhe stigmën”, ka thënë ajo. Ka sqaruar se ideja ishte e thjeshtë, por e fuqishme: mijëra fustane, të dhuruara nga vetë të mbijetuarat dhe njerëz nga të gjithë lëmenjtë e jetës, të shfaqura në linjat e larjes, një skenë e përditshme shtëpiake e shndërruar në një simbol të mbijetesës dhe elasticitetit.

“Ky instalacion është një deklaratë solidariteti, një mënyrë që ne të themi më në fund: Ne ju shohim ju. Ne ju dëgjojmë. Ju nuk jeni të harruara”, ka thënë ajo. Por, sipas saj, ky mesazh nuk ishte asnjëherë vetëm për një konflikt pasi është një thirrje universale për drejtësi.

“Kjo është arsyeja pse në vitin 2024 ‘Thinking of You’ u prezantua në Hagë, qytetin e paqes dhe drejtësisë ndërkombëtare. Veshjeve nga Kosova deri në Ukrainë, nga Bosnja në Ruandë dhe nga Kongo në Sudan dhe shumë vende të tjera… histori të të mbijetuarve nga e gjithë bota iu dha njohja që meritojnë”, ka thënë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ka sqaruar se ishte një kujtesë se dhuna seksuale në konflikt nuk është thjesht një mizori e kaluar por ajo është një krizë e vazhdueshme. Ka bërë thirrje që drejtësia nuk duhet të vonohet.

“Evropa u ndërtua mbi premtimin: Kurrë më. Kurrë më duke mos lejuar që krimet e luftës të përballen me heshtje, duke mos u larguar më kurrë nga vuajtjet e atyre që kanë duruar të paimagjinueshmen. Nëse pretendojmë të mbrojmë të drejtat e njeriut, atëherë duhet t’i përmbushim këto pretendime, jo vetëm me fjalë, por me veprime”, ka thënë ajo.

Derisa u është drejtuar të pranishmëve, ka treguar se mezi pret të sjellë në Strasbourg “Thinking of You”, si një qytet që qëndron simbol i të drejtave të njeriut dhe unitetit evropian. Për të, sjellja e kësaj vepre në zemër të Evropës është një hap i fuqishëm drejt garantimit që zërat e të mbijetuarve të dëgjohen në një skenë ndërkombëtare. Por, ky veprim shkon edhe më tej.

“Është një thirrje për veprim, për ndryshim politikash dhe për njohje. Sepse drejtësia e vërtetë nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e së kaluarës, ka të bëjë me formimin e një të ardhmeje ku asnjë i mbijetuar nuk ndihet i padukshëm. E drejta për t’u parë, për t’u dëgjuar dhe për të kërkuar drejtësi nuk është një ideal abstrakt, është një vlerë evropiane. Është themeli i institucioneve tona, arsyeja pse Strasburgu ekziston më shumë sesi një qytet”, ka thënë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ka shpjeguar se për të ky projekt është më shumë se art. E ka përshkruar edhe si premtim.

“Një premtim që këto gra dhe burra nuk do të fshihen nga historia. Një premtim se do të vazhdojmë të luftojmë për të vërtetën dhe drejtësinë. Një premtim që do të qëndrojmë me të mbijetuarit, gjithnjë dhe përgjithmonë”, ka thënë ajo.

Vitin e kaluar “Thinking of You” mori vëmendje në atriumin e ndërtesës qendrore të qytetit të Hagës dhe përgjatë rrugës së pemëve në “Lange Voorhout”. Kësaj radhe bashkonte fustane e funde të të mbijetuarave të dhunës seksuale nga vende të ndryshme të botës. Siç kishte thënë artistja Xhafa-Mripa asokohe në Hagë synonte të tërhiqte vëmendjen ndaj realitetit të dhunës seksuale në konflikte dhe pasojave të saj njerëzore.

Foto: Alban Bujari

“Do të sfidojë një audiencë të gjerë që të mendojë më thellë për realitetet e jetuara të të mbijetuarve në mbarë botën dhe të mobilizojë vendimmarrësit kryesorë për të ndërmarrë veprime më të forta në parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës seksuale të lidhur me konflikte”, kishte thënë asokohe Xhafa Mripa. Hagën, që shihet si qyteti ndërkombëtar i paqes dhe drejtësisë, artistja e kishte përshkruar si vendin më të mirë për të paraqitur këtë instalacion. Edhe atje instalacioni qe prezantuar në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, me 19 qershor.

Projekti “Thinking of You” është prezantuar edhe në Londër, Bruksel e Vjenë. Edhe në këto vende janë paraqitur fustanet e po ashtu i janë bashkuar rroba të reja. Instalacioni është pasuruar edhe të martën. Pas fjalimeve të Dukeshës së Madhe të Luksemburgut për dhunën seksuale në zonat e konfliktit, si dhe Chébéka Hachemit, presidente e shoqatës Afganistani i Lirë, Xhafa-Mripës i është dhuruar një bluzë nga vetë Dukesha që udhëheq shoqatën “Stand, Speak, Rise Up!”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    SHBA-ja planifikon mbledhjen e Bordit të Paqes më 19 shkurt
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Distria e artë në Paris
TAGGED:Alketa Xhafa Mripakeshilli i evropeslajme të miraMendoj per tyStrasbourgtop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rritja e pagës minimale mbi 500€ dhe 100 mln € për barnat – Kurti prezanton planin e tij
Artikulli i ardhshëm Të premten mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të FSK-së

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

5 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

28 Shikime
Lajme

Osmani me delegacionin e EBA-së viziton Mitrovicën e Jugut

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?