katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Senati i UP miraton konkurse të reja dhe avancim të personelit akademik
    9 hours ago
    Dita Botërore e Televizionit
    11 hours ago
    2025-ta me katër palë zgjedhje, KQZ-ja nis përgatitjet
    12 hours ago
    Superliga e basketbollit rikthehet me derbin Prishtina-Trepça
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    UP hap thirrjen për bursa master dhe për programin e Arteve
    9 hours ago
    Plani i Rritjes shihet si hapja e tregut evropian për qytetarët e Ballkanit
    13 hours ago
    ‘Kthimi i trurit’, profesorë me renome i bashkohen UP-së
    14 hours ago
    KMSHK organizon punëtori për gazetari hulumtuese për studentë e gazetarë të rinj
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Granit Musliu nderohet me çmimin prestigjioz “Kunstförderpreis 2025” në Bavari
    12 hours ago
    Grok i Elon Musk-ut thotë se ai është më i fuqishëm se LeBron James dhe më i zgjuar se da Vinçi
    15 hours ago
    Johann Wadephul: Jam fans i Dua Lipës
    1 day ago
    Elon Musk: “E ardhmja do ta bëjë paranë të parëndësishme”
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    3 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli të mirat dhe përfitimet që i sjell shëndetit
    11 hours ago
    Tartë me dardha, mjaltë dhe djathë gorgonzola
    1 day ago
    Benefitet e lëngut të shegës
    2 days ago
    Si ndikon në trupin tonë nëse konsumojmë xhinxher për 30 ditë?
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Nauru, vendi pa kryeqytet zyrtar
    1 day ago
    Pse duhet të eksploroni Evropën në dimër?
    2 days ago
    Sezoni i “fshehtë” i Evropës po zhduket
    4 days ago
    Roma shpallet destinacioni kryesor gastronomik në botë
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pse është e rëndësishme qasja në dokumente publike për gazetarët?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Pse është e rëndësishme qasja në dokumente publike për gazetarët?

Last updated: 12/03/2024 9:10 AM
129 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kallxo.com

Autore: Dorentina Kastrati

Në shoqëritë demokratike, qasja në dokumente publike është shumë e rëndësishme për funksionimin e llogaridhënies, transparencës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve publike. Në dokumentet të cilat i sigurojnë gazetarët përmes kërkesave për qasje, gjejnë një mjet të fuqishëm për të shpërfaqur disa të vërteta dhe për t’u kujdesur për zbatimin e ligjit nga institucionet.

Rëndësia e qasjes në dokumente publike ka disa dimensione për punën e gazetarëve. Duke pasur shpenzimet, vendimet dhe dokumentet tjera publike, gazetarët kujdesen që institucionet të jenë transparente dhe të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Mundesh me e lexu edhe...

Senati i UP miraton konkurse të reja dhe avancim të personelit akademik

“Tek ne në Kosovë, kemi parë që ka jashtëzakonisht interesim kur mediat përmes kërkesave për qasje në dokumente zyrtare arrijnë të sigurojnë shpenzime të qeveritarëve dhe pushtetarëve për dreka e darka dhe për udhëtime. Mendoj se sa i përket rritjes së llogaridhënies për shpenzimin e parasë publike nga pushtetarët, e drejta për qasje në dokumente zyrtare ka një rol jetik”, ka deklaruar Besnik Velija, redaktor te Gazeta Express.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Ilustrimi: Trembelat

Gazetarëve dhe mediave në Kosovë u është lehtësuar qasja në dokumente publike me funksionalizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP). Para funksionalizimit të saj, gazetarët ose mediat është dashur t’i drejtohen gjykatës në rast se nuk i është ofruar qasja nga institucionet.

“Para aktivizimit të AIP-së, situata ishte shumë më e komplikuar sepse gazetarët në rast të refuzimit apo heshtjes së institucionit në kërkesat për qasje duhej t’i drejtoheshin gjykatës, e ky proces konsumonte vite të tëra e kërkonte shumë resurse, dhe shumë prej mediave nuk i kishin mundësitë objective”, ka deklaruar Labinot Leposhtica, koordinator i Zyrës Ligjore në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).

Ai ka përmendur edhe rastin maratonik të BIRN kundër Zyrës së Kryeministrit për qasje në faturat e drekave/darkave dhe shpenzimeve të udhëtimit për kryeministrin, ministrat e stafin e tyre, në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër. Në këtë rast pas refuzimit të kërkesës nga institucioni, BIRN iu drejtua gjykatës dhe pas gati 6 viteve gjykata vendosi në favor të saj. Në këtë rast gjykata ka vendosur standardin se publiku duhet të informohet se si po shpenzohet paraja publike.

“Në këtë rast përkundër vendimit të gjykatës, përsëri kishte hezitim nga Zyra e Kryeministrit për të realizuar vendimin e gjykatës dhe kërkesa nuk u realizua derisa BIRN e dërgoi rastin tek përmbaruesi privat, i cili inicioi procedurën përmbarimore nën kërcënimin e shqiptimit të gjobës dhe pas shumë përpjekjeve u realizua kërkesa për qasje”, ka shtuar Leposhtica.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rasti i BIRN-it kundër Zyrës së Kryeministrit tregon se sfidat për qasjen në dokumente publike kanë qenë intensive, por gjithashtu ka shërbyer si shembull për të treguar se si një angazhim i vazhdueshëm mund të ndikojë në rritje të transparencës dhe llogaridhënies nga institucionet.

“E rëndësishme është se u ndërtua standard, tani institucionet i publikojnë në mënyrë pro-aktive të dhënat rreth shpenzimeve të tyre”, ka përfunduar Leposhtica.

Për gazetarët, qasja në dokumente publike është thelbësore për të mbështetur raportimin e tyre me fakte të verifikuara dhe për të shmangur rrezikun e dezinformimit. Ajo ndihmon në krijimin e një baze të fortë për lajme të sakta dhe të plota.

“Informacionet që sigurohen përmes kërkesave për qasje në dokumente janë shumë të rëndësishme për punën time si gazetar. Në fakt, ato përbëjnë pjesën kryesore të raportimit rreth çështjes së për të cilën parashtrojë kërkesë, e rrjedhimisht edhe e përcakton cilësinë e versionit përfundimtar të raportimit”, ka theksuar Mehmet Krasniqi, gazetar dhe redaktor i RTV Dukagjinit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga 171 institucione publike në nivel qendror dhe lokal, vetëm 87 prej tyre kanë raportuar në Agjencinë për Informim dhe Privatësi rreth numrit të kërkesave për qasje në dokumente publike. Pesë prej tyre kanë raportuar se përgjatë gjithë vitit 2022 nuk kanë pasur fare kërkesa për qasje në dokumente publike, ndërsa 84 institucione nuk kanë raportuar fare.

Pas mbledhjes dhe evidentimit të këtyre të dhënave për periudhën raportuese, nga institucionet të cilët kanë raportuar pranë AIP-së për vitin 2022 numri i përgjithshëm i kërkesave për qasje në institucione publike ka qenë 4481, prej të cilëve për 3893 kërkesa është ofruar qasje e plotë, për 409 kërkesa është ofruar qasje e pjesshme, ndërsa 154 kërkesa janë refuzuar.

Agjencia për Informim dhe Privatësi gjatë vitit 2022 ka pranuar gjithsej 207 nga qytetarët (individët), 138 nga OJQ-të dhe 76 nga mediat. Institucionet ndaj të cilave janë parashtruar ankesat në AIP janë: 135 ndaj dikasterit qeveritar, 121 ndaj komunave dhe 165 ndaj institucioneve të tjera.

“Rritja e transparencës dhe llogaridhënies institucionale është një prej objektivave me prioritet të lartë e AIP-së. Ndërgjegjësimi i institucioneve publike mbetet një proces i vazhdueshëm me qëllim të garantimit të së drejtës së qytetarëve për qasje në dokumente publike, e rrjedhimisht ofrimit të mundësisë së tyre për të qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse në zbatimin e politikave të institucioneve publike me interes të përgjithshëm publik”,  thuhet në raportin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022.

Dorentina Kastrati, është gazetare në KALLXO.com/BIRN

  • Kërkesat për qasje mund të dërgohen nga qytetarët përmes platformës dumedite.org, e zhvilluar nga FLOSSK me mbështetjen e NED.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    PDK, LDK, AAK e Nisma: S’ka votë as për buxhet, as për Qeveri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sot mbahet seanca për Qeverinë Konjufca
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova e Zvicra luajtën baraz në Prishtinë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Parasocial” është fjala e vitit sipas Cambridge Dictionary
TAGGED:dumediteinformacionetpeoplepergjegjesiaQasja ne Dokumente Zyrtaretophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Lista e ushqimeve me vitaminat dhe mineralet e duhura për gratë
Artikulli i ardhshëm Funksioni i ri ju tregon se a është e sigurt biseda juaj në WhatsApp!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Granit Musliu nderohet me çmimin prestigjioz “Kunstförderpreis 2025” në Bavari

47 Shikime
Lajme

Sot do të mbahet Samiti i Planit të Rritjes të BE-së, Kurti përfaqëson Kosovën

33 Shikime
Lajme të mira

KMSHK organizon punëtori për gazetari hulumtuese për studentë e gazetarë të rinj

32 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?