katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kosova shkruan historinë – garanton play-off-in për Kampionatin Botëror
    5 hours ago
    Kosova shkruan historinë – garanton play off-in për Kampionatin Botëror
    5 hours ago
    “Dardanët” në Lubjanë me ëndrrat për Kupën e Botës
    7 hours ago
    Osmani kërkon formimin e Komisionit për Buxhet e Financa për pagat në RTK
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore
    17 hours ago
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    2 days ago
    Helvetas mbështet zhvillimin dhe përfshirjen e grave në ekonomi
    3 days ago
    “Me Fjalë Tjera” fiton çmimin kryesor në MedFilm Festival në Romë
    4 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të jetë pjesë e programit festiv të Disneyt me rastin e festave të fundvitit
    17 hours ago
    Erëza Suka shkëlqen në “The Voice of Germany”, një hap afër gjysmëfinales
    2 days ago
    George Clooney përpara premierës së filmit të ri, flet për Hollywoodin
    2 days ago
    Adele nis karrierën si aktore
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    1 day ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    2 days ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    1 week ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Leiden, streha historike e filozofëve dhe shkencëtarëve
    2 days ago
    Vetëm 1% e vizitorëve të Grand Canyon e kanë parë këtë pjesë të tij
    2 days ago
    Tokio shpallet qyteti më i pasur në botë
    3 days ago
    Sonoma dhe tradita autentike e verës
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë?

Last updated: 12/04/2024 12:38 PM
83 Shikime
Shpërndaje
Foto: Armend Nimani AFP

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka nisur më 5 prill dhe nuk janë të paktë ata që kanë pikëpyetje për procesin. Pse është i rëndësishëm, si do të ruhen të dhënat, si do të mund të përdoren? Përgjigjet i gjeni në këtë material.

Contents
DemografiaSituata ekonomikeGjendja e komuniteteveKush do t’i përdorë të dhënat?

“A ishin te ti për regjistrim?”, “sa zgjati procedura?”, “çfarë pyetjesh patën?” – këto janë vetëm disa prej copëzave të muhabeteve që po bëhen ditëve të fundit në lidhje me regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Procesi, që realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Të gjithë janë të obliguar t’i përgjigjen pothuajse secilës pyetje, sepse, në të kundërtën, mund të gjobiten – individët me nga 30 deri në 2.000 euro, kurse bizneset deri në 20.000 euro.

Shteti dhe individët përfitojnë prej regjistrimit, në disa aspekte:

Demografia

Përmes regjistrimit, shteti e ka parasysh shtrirjen e popullatës nëpër komuna dhe vendbanime. Kështu ka thënë Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP në Prishtinë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

“Komunat marrin buxhet edhe nga Qeveria, përveç të hyrave vetjake, dhe njëra prej formave se si ndahet buxheti nëpër komuna është formula bazuar në numrin e popullsisë. Nëse një komunë del që ka rënie të madhe të popullsisë, padyshim që ajo do të reflektohet që nga viti i ardhshëm në buxhetin e asaj komune”.

Nga ndarjet buxhetore, më pas, reflektohen investimet kapitale dhe kapaciteti i një komune për t’i kryer punët e parapara.

Mundesh me e lexu edhe...

Kosova shkruan historinë – garanton play off-in për Kampionatin Botëror

Situata ekonomike

Gjendja reale mbi lëvizjet brenda shtetit mund të jetë efektive për qytetarët edhe në krijimin e një ideje mbi mundësitë që kanë para vetes.

“Këto janë lëvizje kryesisht të natyrës ekonomike. Kjo mund të tregojë për një individ se cili vend është më i përshtatshëm për të lëvizur, nëse dëshiron të ketë një punë të caktuar, ose një të ardhme të caktuar brenda një profesioni të caktuar”, ka thënë Arian Lumezi prej Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Lumezit, që nga regjistrimi i fundit i popullsisë, më 2011, kanë ndodhur shumë ndryshime – pandemia e koronavirusit, pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë, liberalizimi i vizave – andaj është e domosdoshme një pasqyrë më e mirë e trendëve ekonomikë.

Lumezi ka thënë se të dhënat e reja do të tregojnë më shumë edhe për standardin e jetës në Kosovë: “Ka një paqartësi se çfarë quajmë rritje të pagës, raporti me inflacionin, rritjen e çmimeve e të tjera”.

Ai beson se, për qytetarët, është shumë e rëndësishme të kuptohet nëse ka pasur inflacion të mirëfilltë apo të manipulueshëm, me qëllim të rritjes së çmimeve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjendja e komuniteteve

Hulumtuesit besojnë se është shumë e rëndësishme që të kuptohet më shumë për gjendjen e minoriteteve në Kosovë.

Sipas regjistrimit të fundit, më 2011, 91 për qind e banorëve të Kosovës janë shqiptarë, 3.4 për qind janë serbë, ndërsa 5.6 përqindëshi tjetër përbëhet nga boshnjakët, goranët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – u ka bërë thirrje serbëve të mos marrin pjesë në regjistrimin e sivjetmë të popullsisë në Kosovë, sikurse më 2011.

Salihu dhe Lumezi besojnë se regjistrimi do të ndihmonte në nxjerrjen e një pasqyreje të qartë dhe të kontekstit në të cilin jetojnë minoritetet në Kosovë, në veçanti serbët në pjesën veriore.

“Qarkullojnë fjalë që në veri jetohet shumë më mirë sesa në pjesët tjera të Kosovës, sepse atje njerëzit nuk kanë paguar rrymë. Këto gjëra, në përgjithësi, nuk qëndrojnë, pasi, nëse shkon vetë, e sheh që jeta nuk është ashtu si paraqitet, dhe nuk lidhet gjithçka me të ardhurat apo pensionet”, ka thënë Lumezi.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milion, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare serbe në Kosovë, në këtë vend jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb.

Kush do t’i përdorë të dhënat?

Përveç autoriteteve shtetërore, një pjesë të të dhënave do të mund t’i përdorin edhe hulumtuesit, mediat, akademia, e organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare, për përpilim të raporteve të ndryshme.

ASK-ja ka paralajmëruar që rezultatet preliminare të regjistrimit do t’i publikojë brenda tre muajve.

Të gjitha informacionet që japin qytetarët janë të fshehta dhe është shumë e rëndësishme që informacionet të jepen të sakta.

Si Salihu, ashtu edhe Lumezi, besojnë se autoritetet nuk kanë bërë mjaftueshëm për vetëdijesimin e popullsisë për rëndësinë e këtij procesi, prandaj disa qytetarë kanë dilema rreth regjistrimit.

“Këto të dhëna nuk mblidhen për qëllime të tatimit, por bëhen me qëllim të studimit… nuk do të thuhet, shembull, Bekimi i ka 10 prona, por thuhet se Prishtina i ka 10 prona. Merret tërësia dhe jo veçantia”, ka shpjeguar Salihu.

ASK-ja ka thënë se regjistrimin po e zhvillon në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, dhe se një ekip i Brukselit do ta vëzhgojë procesin, ndërsa në fund edhe do ta vlerësojë atë./Katror.info

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova shkruan historinë – garanton play-off-in për Kampionatin Botëror
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Suedia barazon ndaj Zvicrës…rriten gjasat e Kosovës për kualifikim direkt
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova shkruan historinë – garanton play off-in për Kampionatin Botëror
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Dardanët” në Lubjanë me ëndrrat për Kupën e Botës
TAGGED:ASKinformatatlajme të miraproceduratRegjistrimi i popullsisete dhenattop4Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Në fundjavë mësohet kampioni i Gjermanisë, Xhaka: E dimë se mund ta shkruajmë historinë
Artikulli i ardhshëm Mjeti i ri i sigurisë në Instagram synon t’i mbrojë fëmijët nga fotot nudo

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Osmani kërkon formimin e Komisionit për Buxhet e Financa për pagat në RTK

36 Shikime
Lajme

KMShK hap thirrjen për punëtorinë rreth gazetarisë hulumtuese

44 Shikime
Lajme të mira

IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore

53 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?