Lojërat e Dimrit në Milano kanë nisur zyrtarisht, dhe me to kanë ardhur edhe emocionet sportive që na ndihmojnë të kalojmë këto javë të errëta dhe me mot të ftohtë. Por ndoshta keni vënë re diçka të veçantë në listën zyrtare të shteteve: Republika Çeke, apo “Czechia”, siç shfaqet në garë, shkruan Time Out, transmeton Katror.info.
A ka ndryshuar zyrtarisht emri i vendit, apo kjo formë e shkurtuar përdoret vetëm në raste të caktuara? Ja çfarë duhet të dini.
Pse po përdoret “Czechia”?
Termat Czech Republic dhe Czechia janë përdorur zyrtarisht prej vitesh (që nga viti 2016). Por në dy vitet e fundit, “Republika Çeke” është përdorur kryesisht në dokumente qeveritare, letrat zyrtare dhe komunikimet diplomatike—siç ndodh me “Republikën Franceze” në kontekste shumë formale.
Ndërkohë, “Czechia” është emri që vendi preferon të përdoret në situata më të përditshme: në media, letërsi, dhe nga përfaqësuesit e vendit në sport. Për shembull, ekipi kombëtar i futbollit njihet zyrtarisht si “Czechia” nga UEFA dhe FIFA, dhe kjo formë është përdorur gjithnjë e më shumë nga komentatorët dhe analistët, edhe gjatë Euro 2024.
Edhe në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, skuadra u paraqit zyrtarisht si Team Czechia.
Kur u bë ky ndryshim?
Nuk është hera e parë që ky territor ndryshon emër. Historikisht, në anglisht kjo zonë njihej si Bohemia, ndërsa termi Czechia përdorej që në vitet 1990, kur vendi ishte ende pjesë e Çekosllovakisë. Republika Çeke u formua pas ndarjes paqësore nga Sllovakia në 1992.
Lajmi për “ndryshimin e emrit” u përhap më shumë në 2023, por vendimi i qeverisë për emërtimin u miratua që në 2016. Pra, më mirë të mësohemi me “Czechia”!
Çfarë vendesh të tjera kanë ndryshuar emrin?
Ndryshimet e emrave të shteteve nuk janë të rralla. Shumë vende e kanë bërë këtë për të reflektuar më mirë identitetin, për të lënë pas kolonializmin, ose thjesht për ta thjeshtuar emërtimin.
Edhe pse në fillim duket e vështirë të përshtatesh, me kohë bëhet normale. Për shembull:
- Zimbabwe dikur ishte Rhodesia
- Thailand dikur ishte Siam
- Myanmar dikur ishte Burma
- Iran dikur ishte Persia
- Netherlands dikur njihej si Holland
Burimi: Time Out
Përktheu dhe përshtati: Katror.info















