Së fundmi janë publikuar pamje kur dy gra në Prishtinë u sulmuan në sorrat. Kjo specie konsiderohet si ndër zogjtë më të mençur në natyrë për shkak se ka kujtesë të fuqishme, shkruan Koha.net.
Por pse sulmojnë sorrat?
Sipas ChatGPT, sorrat, si shumë zogj të tjerë, sulmojnë kur ndihen të kërcënuara ose kur e mbrojnë territorin e tyre. Sulmet thuhet se i shtojnë në periudha të fertilizimit apo kur i ruajnë vezët në foletë e tyre nga grabitqarët.
Në disa raste thuhet se ato sulmojnë edhe për të mbrojtur ushqimin e tyre. Kjo konsiderohet sjellje prej instinkti natyror, me qëllim të mbijetesës.
ChatGPT rekomandon që kur sulmoheni nga sorrat të mos bëni panik. Tentoni të tërhiqeni ngadalë nga terreni i tyre dhe mos bëni lëvizje që mund të konsiderohen provokuese.
Mbroni edhe kokën për të shmangur sulmin.
Sorrat si specie inteligjente
Sorrat dhe korbat janë shpendët me inteligjencën më të lartë në mesin e shpendëve të tjera, shkruan “Thought”.
Studiuesit janë marrë me këtë çështje, me qëllim që të vërtetohet ky pretendim i dikurshëm.
Në vijim janë renditur disa nga arsyet pse sorra njihet si shpendi më inteligjent në botë.
Sorra iu mban shumë në mend – Ajo është e gatshme t’ua mbajë mend fytyrën me vite. Kjo është vërtetuar nëpërmjet një eksperimenti, ku fillimisht një sorre i janë shfaqur fytyrat e disa personave, që më pas gjysma e tyre ka vendosur maska për të mos u njohur. Sorra, iu është afruar personave të maskuar duke iu “bërë shenjë” se nuk janë fytyra të vërteta.
Sorra flet për ju me sorrat e tjera – Nëse mendoni se dy sorra po ju shikojnë dhe po “flasin” për juve, mos u habisni. Ato kanë aftësinë komunikuese edhe për hapësirën që i rrethon dhe individët që i kanë afër.
Janë inatçore – Nëse një sorrë iu ka inat për një veprim jo të mirë, ajo do ta mbajë atë tërë jetën në mend. Ato thuhet se kanë inat të madh me disa persona dhe në ndonjë mënyrë, do të tentojnë t’iu hakmerren.
Zgjidh probleme – Sorra është e gatshme për të zgjidhë probleme që ia vështirësojnë jetesën. Kjo siç shkruan “Thought”, ishte vërtetuar kur ishte parë një sorrë që po përdorte një copë druri për ta afruar ushqimin pranë vetes, pa e lëvizur fare trupin./Katror.info